
Policia e Kukësit ka proceduar penalisht një 29-vjeçar me akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në liqenin e Kukësit, ku i riu duke drejtuar një Jet Ski, është përplasur aksidentalisht me një tjetër Jet Ski, drejtuesi i të cilit po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues.
Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta dy persona, të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar mjetet lundruese në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.
Në liqenin e Kukësit, rreth orës 18:15, ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues Jet Ski, ku ndodhej së bashku me shtetasin E. P., 46 vjeç, aksidentalisht është përplasur me mjetin lundrues Jet Ski që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues.
Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit E. T. dhe E. P., të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën.
Mjetet lundruese u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)