60-vjeçarja qëllohet me armë zjarri në Fier

Nga Çaku Tafa
9 Prill 2025, 14:53 | Kronikë

60-vjeçarja qëllohet me armë zjarri në Fier

Një grua rreth të 60-tave ka mbetur e plagosur këtë të mërkurë me armë zjarri, raporton A2 CNN.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Sulaj të Fierit, rreth orës 14:00. Gruaja mësohet se quhet Suzana Mernica. Ajo ka qenë duke udhëtuar me motor me djalin e saj, ku autorët i kanë dalë përpara dhe kanë qëlluar.

Policia tha se nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim. A2 CNN ka mundur të mësojë emrat e dy autorëve të dyshuar, Afrim dhe Ali Cimili.

“Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë". Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos