Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 4 të pandehurit

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 13:48 | Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Prokuroria mbyll hetimet dhe

Vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet mbi 4 të akuzuarit dhe pritet që ditën e sotme të bëjë komunikimin në IEVP ndaj të pandehurve, të cilët më pas do të përballen me akuzat e ngritura dhe provat e grumbulluara nga hetuesit në gjykatë.

Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mos kallëzim krimi.

Ndërkohë që vazhdon hetimi për shpërdorim detyre për punonjësit e policisë dhe çështja është ndarë.

Egli Proga baba i dy fëmijëve u vra mbrëmjen e 10 gushtit të vitit të kaluar në afërsi të vendit quajtur “Agjencia”, tek rreth-rrotullimi, në lagjen nr.2 në Pogradec.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos