Shpërndante kokainë në lokalin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 11:06 | Kronikë

Shpërndante kokainë në lokalin e tij, arrestohet

Efektivët e policisë në Vlorë kanë finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke çuar në pranga një 48-vjeçar që fshihte dhe shpërndante kokainë në ambientet e lokalit të tij.

Policia bën me dije se në kuadër të hetimeve dhe pas marrjes së informacioneve të sakta nga inteligjenca policore, u ushtrua kontroll në një bar-kafe në rrugën “Demokracia”, në pronësi të shtetasit L. T., banues në lagjen “Osman Haxhiu”.

Gjatë kontrollit, në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan 55 doza të dyshuara kokainë, të gatshme për shitje, si dhe 10 fishekë luftarakë, të mbajtura pa leje.

Në përfundim të operacionit, L. T. u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos