4-vjeçari përplaset nga makina në Fier, përfundon në spital

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 17:20 | Kronikë

4-vjeçari përplaset nga makina në Fier, përfundon në

Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Marinëz të Fierit. Rreth orës 15:30, një automjet me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë vetëm 4 vjeç.

I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2 CNN.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos