Masakra e Shkodrës, autori i dyshuar tregon motivet e vrasjes së dyfishtë

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazmend Janku
9 Shtator 2025, 15:13 | Kronikë

Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së dy personave të tjerë mëngjesin e së hënës në zemër të Shkodrës ka pranuar autorësinë e kësaj ngjarje të rëndë, duke deklaruar edhe motivet sipas tij që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë akt.

Ai ka deklaruar se kishte objektiv Erogen Vason, pasi sipas tij, e kishte kërcënuar herë pas here, duke i çuar edhe fjalë, raporton A2 CNN. Por dyshimet e policisë janë që dëshmia e Gilës nuk është e besueshme dhe se ka dyshime që në këtë ngjarje të jenë implikuar edhe persona të tjerë. Për këtë arsye grupi hetimor ka nisur verifikimet mbi lëvizjet dhe kontaktet e Ragip Gilës para kësaj ngjarje.

Sakaq ka reaguar me një deklaratë publike edhe i plagosuri Erogen Vaso, që sipas autorit të dyshuar ishte shënjestra e këtij atentati të shumëfishtë. Ai ka mohuar që të kishte problem apo kontakte me grupe kriminale duke ja lënë në dorë drejtësisë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos