A2CNN ka siguruar fotot menjëherë pas momentit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi shihet duke qëndruar në oborrin e gjykatës i qetë dhe me duar në xhepa, duke pritur ardhjen e policisë.
Ai i ka thënë vetë efektivëve që është ai autori i vrasjes.
Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Xhaxhai akuzohet për vrasje në bashkëpunim.
Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )