Rakip dhe Ervis Kurtaj, të plagosur një ditë më parë në sallën e gjyqit ku u vra edhe gjykatësi Astrit Kalaja, pritet të lënë mesditën e të martës Spitalin e Traumës, raporton A2 CNN. Mbrëmjen e të hënës ata jaë dërguar në pavion. Burime thonë se Ervis Kurtajt, 45 vjeç, plumbi i ka hyrë dhe ka dlë në krah, ndërsa babai i tij, Rakip Kurtaj, 65 vjeç, ka lëndime në brinjë.
Në një njoftim të martën në mëngjes, Policia e Tiranës thotë se Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjykatësit Kalaja dhe plagosjes së Rakip dhe Ervis Kurtajt, ka qëlluar fillimisht me tre plumba drejt gjykatësit, ndërsa më pas me nga një plumb babë e bir.
Ai u arrestua që të hënën, menjëherë pas ngjarjes, ndërsa të martën u arrestua edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në hyrje të Gjykatës së Apelit. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike. (A2 Televizion)