A2 CNN në sallën ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, shenjat e plumbave mbi tavolinën ku u dha vendimi

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 11:36 | Kronikë

 

A2 CNN ishte sot sallën numër 3 të gjykatës së Apelit, ku dje ndodhi një nga ngjarjet më të rënda që tronditi sistemin e drejtësisë në vend. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton nga vendi i ngjarjes se autori Elvis Shkambi qëlloi mbi gjyqtarin Kalaja sapo dha vendimin.

“Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri nga Erlis Shkambi, duke shokuar mbarë opinionin publik. Pasi ka dhënë vendimin me një çështje gjyqësore 30-vjeçari Erlis Shkambi, ku palët ishin gjon dhe Erlis Shkambi dhe vetëm 1 nga 31 familjet e pranishme. Një ambient shumë i vogël rreth 8 metra katror ku të pranishëm gjyqtari pala e paditur pala paditëse sekretarja dhe përfaqësuesi i zyrës përmbarimore.  Në momentin që ka dhënë vendimin ka pritur momentin që gjyqtari ka dalë në korridor dhe 30-vjeçari Elvis Shkëmbi ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja”, raporton gazetari i A2 CNN.

Pas krimit, autori ka shkuar te roja e sigurisë i ka dorëzuar armën e krimit dhe ka pritur policinë e shtetit, i qetë dhe i ka treguar se ai është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Shkambi qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Kalaja, duke plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte qenë në konflikt pronësie.

Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që është arrestuar edhe xhaxhai i autorit.

Ngjarja e rëndë ka ngritur dyshime të mëdha për mënyrën se si u arrit të futej një armë zjarri brenda një gjykate.

Konflikti kishte nisur mes familjes Shkambi dhe 31 familjeve banore të një godine në Shkodër.

Familja Shkambi pretendonte se ishte pronare e tokës dhe e godinës, që sipas tyre ishte tjetërsuar gjatë regjimit komunist, duke u mbështetur në një akt të kthimit dhe kompensimit të pronave të vitit 1993.

Por me vendimin e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, 31 familjeve iu njoh e drejta e pronësisë, vendim që pasoi me tragjedinë brenda sallës së gjyqit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos