Teksa është një muaj pushimi për gjyqësorin, gushti e ka gjetur Gjykatën e Posaçme në një proces transformimi. Katër salla gjyqi dhe disa ambiente të përbashkëta po rimodelohen, sipas modelit të gjykatave amerikane. Kostoja financiare shkon në gati 58 milionë lekë, një pjesë e konsiderueshme e të cilave mbulohet nga para që ju janë konfiskuar grupeve kriminale. Armand Bajrami i A2CNN sjell në plan të parë transformimin që po ndodh në godinën që ka vëmendjen më të madhe të opinionit publik në vend.
(A2 Televizion)