Aksident me pasojë një të plagosur në Lushnje

Nga Çaku Tafa
10 Prill 2025, 22:50 | Kronikë

Aksident me pasojë një të plagosur në Lushnje

Një shpërndarës picash ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes në bulevardin e palmave në Lushnje, pasi u përplas me një automjet tip “Ford” që po dilte nga një parking.

Për shkak të pamjes së kufizuar, drejtuesi i automjetit nuk vuri re motoçikletën me të cilën po lëvizte i riu rreth 30 vjeç, shkruan A2 CNN.

I dëmtuari u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos