“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, gjendet i pajetë pas 4 ditë kërkimesh 27-vjeçari

Nga Ervin Mehmeti
10 Prill 2025, 17:36 | Kronikë

“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, gjendet

Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi.

Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës që ndodheshin në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. Ata bëjnë me dije se 27-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur "Kurora e Mujës", në bjeshkët e Domajve të Hasit, shkruan A2 CNN.

Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi shëndetësor, gjë që përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin, pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku i kishte thënë: "Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos