Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 28-vjeçari nga Tirana

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 06:57 | Kronikë

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, ku një automjet tip Volkswagen Golf me targa AB 789 RA ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar nga Tirana. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja dhe shpejtësia e lartë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupin dhe automjetin nga kanali, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lushnjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos