Tentuan të vrisnin me sëpatë një person, pas babait, arrestohet edhe i biri

Nga A2 CNN
25 Maj 2025, 18:44 | Kronikë

Tentuan të vrisnin me sëpatë një person, pas babait,

Policia ka arrestuar edhe autorin e dytë të ngjarjes së regjistruar në Fier paraditen e sotme, ku babë e bir tentuan të vrisnin me sëpatë një person.

Për ngjarjen e ndodhur në fshatin Shtyllas fillimisht u vu në pranga Pashuk Palucën, ndërsa pak orë më pas është arrestuar djali i tij, Ndue Paluca, në tentativë për tu arratisur për në Greqi.

Policia bën me dije se pas disa orë kërkimesh të pandërprera, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës, e më pas do të humbte gjurmët në territorin helen.

Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier  janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të  largohej për në Greqi. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, informojnë Uniformat Blu.

Sakaq, mësohet se i dëmtuari, Llesh Marku, ndodhet në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos