Policia e Maliqit ka arrestuar një 64-vjeçar nga Kolaneci i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.. Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës atij iu gjetën një kallashnikov dhe një pushkë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar operacionin e koduar "Kolaneci".
Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës së shtetasit J. D., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 1 armë zjarri pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njopfton Policia.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 64 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)