Aksident masiv në Fier-Lushnje, dy të plagosur

Nga Çaku Tafa
5 Gusht 2025, 17:41 | Kronikë

Aksident masiv në Fier-Lushnje, dy të plagosur

Një aksident me përfshirje të disa mjeteve ka ndodhur pranë pushimit të shoferit, në autostradën Fier-Lushnje.

Në aksident është përfshirë edhe një autobot që transportonte çimento, shkruan A2.

Dy persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjes.

Kryesisht, nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një rrugë dytësore pranë vendit të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos