
Një 36-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi u vetëplagos në makinë me armë zjarri pa leje dhe dha kallëzim të rremë.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi dje, në Laprakë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij, me një armë zjarri që e posedonte pa leje.
Ky shtetas, gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër", thuhet në njoftimin e "bluve". (A2 Televizion)