Aksident me vdekje në autostradën Levan-Tepelenë, ndërron jetë i mituri

Nga Çaku Tafa
25 Dhjetor 2025, 20:12 | Kronikë

Aksident me vdekje në autostradën Levan-Tepelenë, ndërron

Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.

Dy automjete tip Benz dhe Peugeot janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet O.M.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije për A2 CNN se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip Benz, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa i mituri po dilte në autostradë nga Cakrani.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos