Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Ura e Çerenecit – Ostren.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 kur mjeti i drejtuar nga shtetasi K.B., rreth 63 vjeç ka dalë nga rruga dhe për pasojë ky i fundit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)