Gjendet i pajetë i moshuari në Fier

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2024, 16:25 | Kronikë

Gjendet i pajetë i moshuari në Fier

Një trup i pajetë është gjetur brenda banesës në katin e 8-të të një pallati në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Pasi fqinjët kanë lajmëruar policinë se i moshuari rreth të 80- ve , i cili banonte i vetëm, kishte humbur kontaktet me familjarët , në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse.

I moshuari është gjetur pa shenja jete dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos