Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në qytetin e Bilishtit.
Sipas të dhënave paraprake, makina me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K. 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)