Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 10:59 | Kronikë

Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Ksamil, nën akuzën e dhunimit të pronës private.

Sipas policisë, A. L. është konstatuar se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj pronës së shtetases B. L., 38 vjeçe, banuese gjithashtu në Ksamil. Kjo e fundit është e pajisur me certifikatë pronësie për banesën që ishte objekt i ndërhyrjes së paligjshme.

Hetimet paraprake tregojnë se 54-vjeçari ka hapur me forcë derën e banesës, ka ndërruar bravën e hyrjes, dhe ka vendosur një portë të re pa pëlqimin e pronares. Për më tepër, ai ka instaluar edhe kamera sigurie në ambientet e banesës, në mënyrë të paautorizuar.

Policia bën me dije se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe se ndaj shtetasit A. L. rëndojnë akuzat për veprime të paligjshme që cenojnë pronën dhe sigurinë e shtetases B. L. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos