Arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë, po transportonte emigrantë drejt Greqisë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 10:13 | Kronikë

Arrestohet 31-vjeçari në Qafë Botë, po transportonte

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me forcat e FRONTEX-it, kanë vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili po shoqëronte një grup emigrantësh të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit drejt Greqisë, kundrejt një pagese.

Në zonën e Kataetos u konstatuan shtatë emigrantë të paligjshëm që po shoqëroheshin nga shtetasi F. K., 31 vjeç, me vendbanim në Mbretërinë e Bashkuar. Ky i fundit u arrestua në flagrancë për veprën penale "Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë".

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se F. K. kishte marrë përsipër shoqërimin e grupit të emigrantëve drejt kufirit, në këmbim të një pagese, me synimin për të kaluar ilegalisht në territorin grek.

Policia Kufitare njofton se kontrollet në territor do të vijojnë me intensitet të lartë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të parandaluar çdo tentativë për trafik të paligjshëm të emigrantëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos