Aksident me vdekje në Durrës

Nga A2 CNN
4 Janar 2026, 20:13 | Kronikë
Aksident me vdekje në Durrës
Pamje nga vendngjarja

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje një 68-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se automjeti që përplasi të moshuarin drejtohej nga një 28-vjeçar, i cili është shoqëruar në Komisariat, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos