
Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus në zonën e Mulletit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori 46-vjeçar është përplasur nga autobusi i linjës që shkon në Kërrabë. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e autobusit.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin: -N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. (A2 Televizion)