Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në bypass-in e Fierit. Policia njofton se një 31-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar, ende të paidentifikuar. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip "Volvo" me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, njofton Policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Mbrëmjen e së shtunës një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur "24 orarëshi" në Poçem. Për pasojë u lënduan 7 persona mes të cilëve 4 fëmijë. (A2 Televizion)