Aksident me 2 të vdekur në Bulqizë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 15:02 | Kronikë
Aksident me 2 të vdekur në Bulqizë
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Qafë-Buall Bulqizë gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe është plagosur një tjetër.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në vendin e quajtur "Antena", në Qafë-Buall Bulqizë, një automjet tip "Nisan", ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos