Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Nga Rigels Malile
1 Janar 2026, 08:57 | Kronikë

Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass, raporton A2.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB 797 VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa mjeti tjetër, tip Mercedes-Benz me targa AB 552 LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos