Ngjarja e rëndë në Pogradec, arrestohet 67-vjeçari pasi përdhunoi minorenen

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
31 Dhjetor 2025, 18:06 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur juglindjen e vendit, por edhe mbarë opinionin publik.

Policia e Pogradecit dhe shërbimi shëndetësor kanë zbuluar përdhunimin seksual të një minoreneje 12-vjeçare nga fshati Piskupat.

I dyshuari për këtë ngjarje monstruoze është identifikuar si Rushan Selko, 67-vjeçar, fqinj dhe mik i familjes së minorenes. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth katër muaj më parë dhe vetëm ndryshimet fiziologjike në trupin e minorenes, e cila kishte mbetur shtatzënë, zbuluan këtë akt të rëndë, shkruan A2.

Menjëherë pas dëshmisë së minorenes, Policia e Pogradecit ka arrestuar të dyshuarin Rushan Selko, ndërsa ende nuk dihet se cili ka qenë qëndrimi i tij përkundër kësaj akuze të rëndë që është ngritur ndaj tij.

Sakaq, shërbimi social i Pogradecit, në bashkëpunim me psikologët dhe stafin mjekësor, po kujdesen për minorenen e cila është marrë në mbrojtje dhe po ndihmohet të kalojë gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos