
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetase kineze dhe një tajlandeze, të cilat akuzohen se, në një apartament të marrë me qira, në bulevardin “Zogu i parë”, ushtronin prostitucion. Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative, për goditjen e rasteve të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin policor “Rental house”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S.. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 shtetas. 3 të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion, veprimtari prej së cilës dyshohet se kanë përfituar 6 të proceduarit”, tha policia.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)