Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Lezhë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 09:35 | Kronikë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Lezhë

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Milot-Lezhë, paraditen e së hënës.

Automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital, shkruan A2.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos