Një sherr i nisur për zënien e vendit të parkimit, përfundoi në plagosjen me armë zjarri të një 29-vjeçari. Gerald Hoxha mori plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia identifikoi autorin 32 vjeçar Franci Canaj dhe e shpalli atë në kërkim. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së mërkurës, në rrugën e Dibrës në kryeqytet, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas burimeve, autori Canaj ka shërbim taxi dhe në momentin që kishte shkuar në vendin e tij të qëndrimit ka konstatuar se vendi i taksisë i ishte zënë nga 29 vjeçari Gerald Hoxha. Në debat e sipër, 32 vjeçari e qëllon atë me armë duke e plagosur në këmbë.
Dinamika dhe motivi i ngjarjes është zbardhur nga policia në sajë të kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të plagosurit. (A2 Televizion)