Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës 01:10, në hyrje të Ksamilit, pranë një karburanti.
Sipas policisë, një motor me targa CB 877, i drejtuar nga shtetasi turk Deyvi Varon, ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur këmbësori italian Salvatore Caruso, drejtuesi i motorit Deyvi Varon dhe pasagjeri i tij, shtetasi turk Mert Faro, i cili dyshohet të ketë pësuar frakturë në këmbë, shkruan A2 CNN.
Të lënduarit u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)