Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, ngjarje e cila mësohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj.
Sipas burimeve për A2 CNN, ka qenë njëri prej mjeteve i cili ka kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit, që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij.
Në mjetin me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje, përfshi dhe dy fëmijë të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar mrekullisht në rrethanat kur mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh aksin rrugor Kapshticë - Pogradec dhe në të dyja rastet drejtuesit e mjeteve nuk kanë respektuar sinjalistiken rrugore.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit në fjalë, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)