E rëndë në Itali, shqiptari masakron ish-bashkëshorten, ulet në stol dhe pret policinë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 10:42 | Kronikë

E rëndë në Itali, shqiptari masakron ish-bashkëshorten, ulet

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Itali, ku një grua 45 vjeçare shqiptare u vra me thikë nga ish bashkëshorti i saj.

Krimi ndodhi rreth orës 20:00 në Viale Benadduci, në qendër të qytetit Tolentino, përpara dhjetëra njerëzve që mbushnin rrugën.

Sipas raportimeve Nikollaq Hudhra e goditi disa herë me thikë ish-bashkëshorten e tij Gentiana duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Më pas ai u ul në një stol për të pritur policinë dhe nuk bëri asnjë rezistencë në momentin e arrestimit.

Çifti kishin më shumë se 3 vite që ishin ndarë dhe kishin dy vajza të rritura.

Gentiana punonte si kujdestare dhe po shkonte në punë, kur u sulmua papritur në parkun e Viale Benadduci nga ish-bashkëshorti, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos