Bie nga biçikleta, humb jetën 60 vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2025, 12:26 | Kronikë

Bie nga biçikleta, humb jetën 60 vjeçari në Tiranë

Një 60 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën aksidentalisht ditën e shtunë, pasi ra nga biçikleta me të cilën udhëtonte.

Sipas të dhënave të policisë, shtetasi F.T. ishte duke udhëtuar me biçikletë në rrugën “Shefqet Ndroqi” dhe është rrëzuar prej saj duke marrë dëmtime të rënda.

Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos