Lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të jashtëligjshme në plazhin e Velipojës, ka qenë objekti i aksionit të zhvilluar që në orët e para të së dielës i Policisë bashkiake të Shkodrës.
Sipas kreut të kësaj policie, hapësirat e plazheve do të kontrollohen çdo ditë nga një grup i posaçëm i policisë bashkiake.
Zënia e hapësirave në plazhin e Velipojës në disa raste janë bërë shkak edhe për ngjarje të rënda me pasojë vdekjen mes pronarëve të hoteleve. (A2 Televizion)