Gjykata e Korçës vendos shërbim prove për Dritson Kurtin, i cili akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Në seancën e mbajtur ditën e sotme në gjykatën e Korçës u vendos që Kurti të kryejë dënimin e shërbimit të provës për 5 vite, shkruan A2 CNN.
Ka qenë kjo kërkesa e organit të akuzës, ndërkohë që pala mbrojtëse ka pretenduar pafajësinë duke përdorur si argument traditën e komunitetit rom, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë.
Dritson Kurti u arrestua vitin e kaluar pasi solli në jetë një foshnjë me bashkëjetuesen e tij të mitur, raporton A2 CNN.
E mitura, por edhe familjarë të tyre, pretenduan se arrestimi i tij ishte i paligjshëm, bashkëjetesa mes tyre ishte me pëlqimin e të dyja palëve.
Madje ata u ngritën edhe në protesta në mbështetje të tij, ku shpreheshin se komuniteti i tyre e kishte për zakon që vajzat i martonin të mitura. (A2 Televizion)