Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohen një shtetas malajzian dhe një britanik

Nga A2 CNN
16 Qershor 2025, 16:11 | Kronikë

Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohen një shtetas malajzian

Dy shtetas, njëri malajzian dhe tjetri britanik, kanë rënë në prangat e Policisë në Dhërmi, pasi dyshohet se shisnin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve të shtuara në zonat turistike, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë-Kontrolle intensive në zonat bregdetare, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në Dhërmi. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, veçanërisht në zonat turistike, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në fshatin Dhërmi.      

Si rezultat i kontrolleve të kryera, u goditën 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë;    

O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik, në Dhërmi, iu gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe disa tableta ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos