
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë - Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Petrushë.
Një mjet tip "Porche" është përplasur me një mjet tip "Benz", ku nga përplasja ka mbetur e plagosur një shtetase që ishte pasagjere në mjetin tip "Porche".

Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Mendohet që gjithçka të ketë ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)