
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volksëagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.
Për të shmangur përplasjen me makinën, furgoni ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut.
(A2 Televizion)