Petrit Ndoci arratiset nga burgu i Reçit

Nga Armand Bajrami
21 Gusht 2026, 14:33 | Kronikë

Petrit Ndoci arratiset nga burgu i Reçit

Petrit Ndoci është arratisur nga burgu i Reçit, ku vuante një dënim për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndoci kishte marrë leje nga autoritetet e burgut dhe duhet të kthehej në qeli në orën 12:30.

Megjithatë ai nuk është kthyer nga leja, duke u arratisur kësisoj nga burgu.

NJOFTIMI 

Në IEVP Reç, Shkodër, i dënuari P.N., i sigurisë së zakonshme, i cili ndodhej me leje shpërblyese në fshatin Rukaj, Njësia Administrative Luf, Qarku Shkodër, nuk është paraqitur për t’u rikthyer në institucion në përfundim të afatit të lejes.

I dënuari P. N. kishte përfituar leje shpërblyese nga data 14.08.2026, ora 12:30, deri më 21.08.2026, ora 12:30.
Pas konstatimit të moskthimit në kohë, strukturat e informacionit të IEVP Reç, Shkodër, kanë kryer verifikimet përkatëse.

Nga kontakti me familjarët është marrë informacioni se i dënuari ishte larguar nga banesa gjatë orëve të mëngjesit.Për rastin janë njoftuar menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, ndërsa vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Policinë e Shtetit, po e ndjek me prioritet rastin dhe do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos