
Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rënien e 50-vjeçarit nga ballkoni.
(A2 Televizion)