Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Nga A2 CNN
20 Shtator 2025, 19:18 | Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vendosur transferimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, ku gjithashtu u caktua masa e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dyshuar për përfshirje direkte në ngjarje.

Hetimet për vrasjen e Dobrës kanë çuar deri më tani në ndalimin e katër personave. Më herët janë arrestuar edhe Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri.

Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë motivet dhe autorët që e privuan nga jeta Renis Dobrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos