Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në hyre të qytetit të Pogradecit.
Një mjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.
Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )