Një aksident me një të plagosur në bulevardin "Fan Noli" në afërsi të spitalit të qytetit të Korçës paraditen e sotme. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motoçikletë.
A2 CNN mëson se për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti, por duket se njëri nga mjetet e përfshira në aksident nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 4, motomjeti me drejtues shtetasin J. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi J. B., 45 vjeç, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)