
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, në lagjen 13 të Durrësit, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një taksi teksa po kalonte te vijat e bardha. Për pasojë mbeti i plagosur 66-vjeçari me inicialet F.D., i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Sakaq policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, A. T., 26 vjeç.
Në njoftimin paraprak të policisë thuhet: "Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij".
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)