Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se një i moshuar ka mbetur i plagosur pasi u përplas teksa po kalonte rrugën vendin e quajtur “rrethrrotullimi i 1 Majit”.
Policia po kryen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, shkruan A2.
I dëmtuari është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. (A2 Televizion)