Aksident në Ersekë, plagosen burrë e grua

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 07:42 | Kronikë

Aksident në Ersekë, plagosen burrë e grua

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Ersekë-Korçë.

Sipas të dhënave,  shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.    

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos