Aksident në Himarë, përmbyset automjeti, tre të plagosur

Nga A2 CNN
12 Shtator 2026, 08:46 | Kronikë

Aksident në Himarë, përmbyset automjeti, tre të

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 05:00, kur shërbimet janë njoftuar për një automjet që kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.

Me mbërritjen në zonë, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre të dëmtuarit janë transportuar me ambulanca drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të tre personave.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos